Basha: Rama mashtroi me shëndetësinë falas, "vodhi" 385 mln euro (VIDEO)
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një video me denoncime në lidhje me shëndetësinë falas të premtuar nga Edi Rama, por që asnjëherë nuk u bë e tillë.

Basha shkruan në faqen e tij në Facebook se në vend të shëndetësisë falas, Rama bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro.

Denoncimi i plotë:

Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro.

Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara.

Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk
Shtuar më 15/09/2019, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori