Basha: Qeveri pa vlera, vodhi tre miliardë USD me CEZ
Pëlqej
Kreu i PD-së Lulzim Basha, paraditen e sotme ka ridenoncuar marrëveshjen e qeverisë shqiptare me CEZ-in, duke e vlerësuar si një vjedhje të 3 miliardë dollarëve. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, sipas tij, dyshja Rama-Meta, nuk kanë tjetër parim apo vlerë, përveç promovimit të krimit.

“Parimi i tyre është ai i ardhjes së krimit në krye të administratës, futjes së krimit në Parlament, vjedhjes ditën për diell të 3 miliardë dollarëve, pasuri të shqiptarëve, me marrëveshjen famëkeqe të CEZ-it”, deklaroi Basha, gjatë pjesëmarrjes në Kuvendin Zgjedhor në degët 8, 9 dhe 4 në kryeqytet.

“Në këtë parti, liria e fjalës, liria e mendimit, liria e vendosjes me votë u sanksionua që në ditët e saj të para. Unë jam i vendosur dhe po e faktoj dita-ditës bashkë me ju, se këtë parti do ta bëjmë më të madhe, më të fuqishme, më të dashur dhe më të besueshme, duke e konsoliduar edhe më shumë lirinë e vendimarrjes nga sovrani në PD që është dhe do të jetë këtej e tutje, anëtari dhe anëtarja e PD”, tha më tej Basha. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori