Basha publikoi planin ekonomik, Rama e ironizon: Gjumë të ëmbël!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Tëitter për programin ekonomik të prezantuar në PD.

“Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011. Gjumë të ëmbël!”, shkruan Rama.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, prezantoi sot planin ekonomik të Partisë Demokratike.

Ndërsa foli për objektivat e këtij plani ekonomik, Basha tha se synohet dyfishimi i të ardhurave për frymë. Po ashtu ai shtoi se do të dyfishohet edhe ndihma ekonomike për të gjitha shtresat në nevojë. Basha theksoi se mes të tjerash, plani ekonomik i PD, synon edhe zhdukjen e varfërisë ekstreme.

Shtuar më 28/01/2021, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori