Basha: PS po pengon reformën në drejtësi
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në "Opinion" tha se takimi mes grupit parlamentar të PD-së me ambasadorin Lu nuk dështoi.

Basha theksoi se nuk pati asnjë dështim por takimi është shtyrë për ditën e martë.

Ai tha edhe se reforma në drejtësi po bllokohet nga ana e Partisë Socialiste.

"Ata që dridhen nga reforma në drejtësi janë dyshja Rama dhe Meta. Ata nuk donin njerëza si gjyqtari që e arrestoi Shullazin, por duan të marrin njerëzit nëpër këmbë. PS nuk e do reformën në drejtësi", tha Basha.

Ai theksoi se PD është partia ku shqiptarët bashkohen për një drejtësi të pavarur nga politika.

Ndërsa shtoi edhe se është për votim elektronik me shenja gishtërinjsh.

Lulzim Basha nënvizoi se PD-ja do vazhdojë me protestat e saj kundër qeverisë. /Albeu.com/
Shtuar më 05/05/2016, ora 21:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori