Basha premtoi paga 1200 euro për mjekët, Manastirliu tregon sa paguhen aktualisht
Pas premtimit të kreut të opozitës se pagat për mjekët do të bëheshin 1200 euro, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se qeveria u ka rritur pagat me 35 për qind gjatë këtyre 5 viteve.

"Kur flet për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët, e ka fjalën për pagat tallëse të një kohe që nuk vjen më? Se me siguri, nuk ka si të jetë duke folur për rritjen 35% që kjo qeveri u ka bërë pagave në 5 vite", thotë ajo në reagim.

Ministrja shton se paga mesatare është 920 euro në muaj. "Pagesa për mjekët në spitale bashkë me shërbimin roje që kemi dyfishuar është mesatarisht 920 euro në muaj, ndërkohë që përfitojnë 2.5 milion lekë mbi pagën në muaj, kur shërbejnë aty ku ka mungesa për mjekë specialistë, të shkaktuara prej politikës dritëshkurtër të atyre që sistemin shëndetësor e çuan në kolaps". /albeu.com/

Shtuar më 26/04/2019, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori