Basha: Po realizojmë premtimet që kemi dhënë
Bashkia e Tiranës prezantoi gjatë ditës së sotme edhe bilancin e punës 100 ditorë të këtij institucioni.

Në një dalje publike kreu i Bashkisë së Tiranës është shprehur se Bashkia kishte ecur përpara në realizimin e disa premtimeve imediate si dhe futjen në rrugën e zgjidhjes së disa problemeve të tjera më madhore.

Ai u shpreh se ndonësë të penguar nga disa probleme kishin arritur që të realizojë disa projekte ndërmjet tyre është ai për paisjen e qytetarëve me hipoteka, ku sipas tij kanë nisur të marrë zgjidhje ky problem. Ndonëse premtimi do të kalojë në tre faza.

“Mbrojtja e konsumatorëve nga mallrat pa cilësi do të jetë edhe synimi i agjencisë së mbrojtes së konsumatorët të ngritur në këtë Bashki duke synuar që shërbimi ndaj konsumatorëve të jëtë shumë i mirë” ka vijuar ai gjatë fjalës së mbajtur para Bashkisë.

Ndër pikat kryesore të premtimeve të Bashkisë është edhe mbrojtja e pronës private dhe përdorimi i pronës publike.” Përparësi për ne do të kenë qytetarët dhe jo ndërtuesit” është shprehuari ai, ku i ka mëshuar faktit se Bashkia në asnjë çast nuk do të binte pre e klientelizmit.

Ndër punët më të rëndësishme imediate është sipas tij rregullimi i trafikut në qendër deri në gjetjen e një plani më afatgjatë në këtë aks. Duke u shprehur se së shpejti kjo rrugë do të ketë edhe një plan përfundimtar.

“Punësimi është nje nga premtimet kryesore” është shprehur Basha por kjo gjë nuk mund të realizohet sa hap e mbyll sytë. Ndërkohë që Bashkia po punon që të diplomuarit e këtij qyteti të punësohen në tregun kryeqytetas, si në Bashki apo edhe në komunat përreth.

Kryebashkiaku Basha është shprehur se gjatë këtyre ditëve të punës së tij në krye të Bashkisë kishte hequr 60 taksat e Bashkisë së Tiranës që ai kishte premtuar gjatë fushtës, për të ndihmuar biznesin privat, ndërkohë që ulja e taksave sipas tij, mund të krjijonte edhe vënde të reja pune./albeu.com/

Në lidhje me ndërtimin e xhamisë në kryeqytet ai u shpreh se projekti i hartuar do të synonte të mos cënojë probleme të trafikut apo probleme të tjera si dhe zgjidhja që do të vinte të ishte afatgjatë. /albeu.com/


Shtuar më 07/11/2011, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori