Basha: PD ka mbështetjen e PPE
Menjëherë pas mbylljes së protestës ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha i cili sot është kthyer nga një vizitë nga Brukseli.

Basha me anë të një postimi në TWitter shkruan se Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve ka deklaruar se nuk mund të bëhet kompromise me demokracinë.

Statusi i Bashës:

Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2019, ora 15:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori