Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim
Basha, në një deklaratë për shtyp ka bërë thirrje banorëve të Unazës së RE, që të ngrihen përsëri në portestë pasditen e sotme.
Basha tha se në
orën 5 të pasdites, qytetarët e Astirit do të jenë sërish në protestë dhe bashkë me ta do të jetë dhe vetë ai, e grupi parlamentar i PD-së.
‘Banorët e Astriti sot në
orën 5 do të jenë në protestë. Unë do të jem bashkë me ata. Do të ngrihemi me këta njerëz edhe sikur padrejtësia të kufizohet vetëm me këta. Po mos prisni se atëherë do të jetë shumë vonë, kur padrejtësia t’ju vijë tek dera’, deklaroi kreu i PD-së në konferencën për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2018,
ora 13:14