Basha nxjerr videon: Ja si po vidhen paratë e shqiptarëve, të largojmë hajdutin bashkë me bandën (VIDEO)
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka vendosur të publikojë një video në profilin e tij në "Facebook", ku tregon se shqiptarët janë të varfër pasi po vidhen prej kohësh nga Edi Rama.

Sipas tij, paratë e gjithë shqiptarëve po i vjedh Rama së bashku me miqtë e familjarët e tij. Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës.

"Që të çlirojmë ekonominë dhe të hapim vende pune e mundësi për çdo shqiptar, duhet të largojmë Hajdutin Psiqik dhe bandën e tij grabitqare", ka shkruar ndër të tjerash kryedemokrati Basha.

Postimi i plotë

Shqiptarët janë sot të varfër sepse janë të vjedhur.

Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht klientësh.

Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjehstë dhe të pambrojtur.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme.

Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës.

Edi Rama është artist i mashtrimit.
Çdo gjë që ka premtuar, cdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.

Që të çlirojmë ekonominë dhe të hapim vende pune e mundësi për çdo shqiptar, duhet të largojmë Hajdutin Psiqik dhe bandën e tij grabitqare. #HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa


Shtuar më 30/08/2019, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori