Basha nxjerr fotografitë: Ky është "i forti" i Shijakut që ndihmoi Ramën të fitonte zgjedhjet
Pëlqej
Lulzim Basha,në një deklaratë të drejtë përdrejtë në “Opininon” ka bërë një denoncim të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai ka zbuluar me emër dhe foto, një kriminel që sipas tij kërkohet nga Interpoli, dhe që kreu i qeverisë e ka përdorur për fushatat e tij në vitet 2017, 2015, 2013, 2011, 2009.

“Gjatë zgjedhjeve Durrim Keçi është vënë në shërbim të Edi Ramës. Le të vijë ta mohojë ai dhe shkojmë të shikojmë tabulatët. Pse është arrestuar tani?

Ai i tha se “nuk ka bir nënë që të ekstradojë ty në Itali sa të jem unë kryeministër”. Nuk e dimë nëse mund të ekstradohet sepse mund të humbasë rrugës. Me këtë njeri e ka marrë pushteti Rama dhe Vangjush Dako”.
Shtuar më 12/10/2017, ora 21:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori