Ishte i parkuar poshtë pallatit, digjet “Benz”-i në Elbasan, dëmtohen dhe dy mjete të tjera pranë

ELBASAN– Një automjet është djegur në orët e para të ditës së sotme në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen “5 Maji”, ku ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Dritan Turani, banues në Elbasan, i cili ka qenë i parkuar në parkimin e pallatit.

Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehte edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë. Për shuarjen e flakëve punuan 5 zjarrfikës dhe dy automjete.

Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit./Albeu.com./


Shtuar 24.02.2023 07:52