Basha dhe Berisha ngushëllojnë familjarët e viktimave të shpërthimit në KEK
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha i shprehën sot ngushëllimet familjarëve të cilët humbën sot të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Kosove.

"Aksident tragjik ne Kosove, nje ne Obeliq ne termocentral ka shkatuar disa te vdekur dhe te plagosur. Duke ju uruar sherim te shpejte te plagosurve, shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjeve te viktimave dhe lutem se bashku me to qe shpirti i njerezve tyre te dashur te gjeje paqen e merituar. Ngushellime! sb" shkruan Berisha ne profilin e tij ne Facebook.

Shpërthimi në Obiliq është cilësuar një lajm i hidhur dhe tronditës për shqiptarët edhe nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili përmes një statusi i është bashkuar dhimbjes dhe solidaritetit me familjet e viktimave.


"Në këtë orë fatkeqësie që shkaktoi humbje të jetëve njerëzore dhe dhjetëra të plagosur, së bashku me cdo qytetar shqiptar i bashkohem dhimbjes dhe solidaritetit me familjet e viktimave dhe me të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ju uroj shërim të shpejtë të plagosurve dhe lutem që pasojat e shpërthimit të mos rriten më tej." shkruan Basha.

Nga shpërthimi deri më tani raportohet për tre të vdekur dhe 13 të plagosur. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2014, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori