Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn, kjo është arsyeja

Shtyhet gjyqi ndaj Arber Paplekaj dhe të përfshirëve të tjerë në ngjarjen e 21 prillit ku mbeti viktimë mjeku Pjerin Xhuvani.

Shkak është bërë mos njoftimi në kohë i avokatit të njërit prej të plagosurve Emiljano Prengës.

Mësohet se as Paplekaj nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme.