Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së

Sot ka dhënë dorëheqjen nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Enkelejd Joti.

Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021.

“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresë.


Shtuar 13.04.2023 10:42