E pritën me tupana, Vivi flet për vjehrrën dhe vjehrrin (FOTO LAJM)

E ftuar në emisionin “Big Talk” këtë të diel, e eliminuara e radhës e Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano, ka folur për pritjen që i është bërë në Ferizaj, qyteti nga vjen partneri më të cilin krijoj lidhje romantike në BBVK, reperi Getinjo.

“Mirë u ndjeva. Më kanë prit shumë mirë, takova dhe Mozin, me Getin shumë mirë kemi shkuar te shtëpia, kemi fjetur shumë pak sepse truri nuk po na u fikte akoma, as mua as Getit, po mirë shumë, mirë”, tha Vivien.

Vivien dhe Geti duket se po e shijojnë më së shumti jashtë Big Brother historinë e tyre te dashurisë e cila duket se është në rrugën e duhur.


Shtuar 13.02.2023 18:41