Basha nga Berlini: Politikanët e korruptuar kërcënojnë integrimin dhe stabilitetin e rajonit
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Berlin është duke zhvilluar një vizitë në kuadër të perspektivës europiane të Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, Basha thekson se pavarësisht probleme që ka Shqipëria në lidhje me shitblerjen e votave, korrupsionit, do bëhet gjithçka që ashtu siç liberalizuan vizat ti hapim rrugën edhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ne qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillohet nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman në Berlin, është angazhimi i Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Pavarësisht krizës që po kalon aktualisht Shqipëria, problemeve me lidhjet e politikës me krimin, shitblerjes së votave, korrupsionit, ne do të bëjmë gjithçka që ashtu siç liberalizuam vizat ti hapim rrugën edhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.”

Më tej Basha shkruan se e ardhmja e Shqipërisë është BE dhe tashmë është koha për të ndalur politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, që pengojnë perspektivën europiane të vendit.

“Nuk ka asnjë diskutim që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është BE. Mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë në procesin e integrimit Shqipërisë në BE por dhe të ruajtjes së pacënuar të tërësisë territoriale të Kosovës.

Tani është koha për të ndalur politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin që për interesat e tyre po kërcënojnë perspektivën europiane dhe paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.”
Shtuar më 04/06/2019, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori