Basha: Na duhen politika serioze që do ta ndalin krizën
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha ngre alarmin pas raportit nga agjensia prestigjoze Fitch e cila e ka listuar Shqiperine si vend te rrezikshem per te investuar.

“Sipas agjensisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses”, shkruan kryetari Basha.
Shtuar më 09/01/2020, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori