Basha me premtime madhore: 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm
Kreu i PD, Lulzim Basha prezantoi sot planin ekonomik të përbërë me 5 pika për të dalë nga kriza.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha theksoi se situata është e rëndë për shkak të mosmenaxhimit nga ana e qeverisë. Mes të tjerash, kreu i demokratëve theksoi se plani i opozitës parashikon 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm për të dalë nga kriza e pandemisë.

“Edhe po të mos ishte gjendja e pandemisë, situata e shëndetësisë dhe sitata në ekonomi kërkon masa emergjente, sot më shumë se kurrë, sot më shumë se 3 muaj më parë, se 4 muaj më parë. Ju e mbani mend fare mirë paketën e propozuar atëherë. Kosto e saj shkonte 90 milionë euro, ndërsa masat që ne propozojmë për 6 muajt e ardhshëm përllogariten në 52 milon euro në muaj. Pra, efekti total është afro 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm, duke nisur nga tetori. Kjo përbën 2.45 të prodhimit të brendshëm të Shqipërisë dhe e vendos Shqipërinë në mesataren e shpenzimeve të rajonit, për t’u përballur drejtpërdrejt me pasojat e ÇOVID tek shëndeti dhe pasojat ekonomike. Nuk na çon në vendet me paketën më ambicioze në rajon, flas për Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën, jo për vendet e tjera, por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve në raport me prodhimin e brendshëm bruto, 0.86%. Kaq janë shpenzimet e qeverisë sipas FMN për t’u përballur me ÇOVID dhe pasojat ekonomike të tij”, u shpreh Basha.
Shtuar më 29/09/2020, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori