Basha me deklaratë të fortë: Ora e të vërtetës ka ardhur
Pas publikimit të dosjes së plotë në rrjetin social “Facebook” Basha ka dalë në një deklaratë të dejtpërdrejtë për mediat ku ka thënë se Rama e shiti sot Tahirin.

Kreu i PD-së tha se ora e të vërtetës po vjen, dhe se opozita do të ndërmarrë një aksion për të luftuar krimin.

“Nesër PD do të thërrasë në një tryezë me të gjithë spektrin opozitar. Për çdo shqiptar po troket ora e të vërtetës,” tha Basha.

Basha tha gjithashtu se përgjimet janë fakte tronditëse për gjithë shqiptarët por në të njëjtën kohë janë edhe prova se si Edi Rama ka blerë votën.
Shtuar më 17/10/2017, ora 18:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori