Basha konferencë urgjente për mediat
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të dalë në konferencë shtypi në selinë e PD në orën 14:00.

Nuk është deklaruar se për çfarë do të flasë por mendohet se temë e deklaratës së tij të jetë vijimi i aksionit opozitar për të ndaluar zgjrdhjet e 30 qershorit.

Pak më parë Basha u takua me shefen e OSBE OHDIR, në zyrat e PD por ende nuk dihet se ccfarë u diskuta në mbledhje.

Gjatë ditë së sotme edhe Këshilli i Europës ka anulluar dërgimin e vëzhguesve me 30 qershor në Tiranë dhe si shkak për këtë ka sjellë sigurinë dhe paqartësinë ligjore të këtyre votimeve të anulluar nga Presidenti i Republikës
Shtuar më 26/06/2019, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori