Basha kërkon falje për kapjen e mediave nga ana e Berishës
Kreu demokrat Lulzim Basha ka qenë i ftuar në emisionin "Të pakespozuarit" të drejtuar nga ana e Ylli Rakipit.

Basha kërkoi falje publikisht për kapjen e mediave nga ana e Berishës.

Lideri i PD-së e ka quajtur gabim që Partia Demokratike ka dhënë reklama për televizionin Klan.

Në këtë moment ka ndërhyrë Fatos Lubonja i cili e quajti lajmin e mirë.

"Po ky eshte nje lajm, me ne fund pranuan nje faj".

Deklarata e Bashës bëhet në një kohë që duket se Basha i ka ftohur raportet me Tv Klan dhe se ky televizon duket i kapur nga ana e qeverisë aktuale.

Ndërkaq kreu i demokratëve shtoi edhe se opozita ka drojën se drejtësia kapet nga ana e Edi Ramës. /Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori