Napoli nuk ka kundërshtar, fiton ndaj Atalantës me përmbysje (VIDEO)

Napoli është një nga skuadrat më në formë deri më tani në këtë sezon, dhe e pamposhtura e Serie A.

Atalanta sfidonte sot në Beërgamo të kaltërit e Spallettit, por nuk ia dolën dot të ndalojnë ecurinë e këtyre të fundit. Sfida nisi mirë për bergamezët, pasi në minutën e 19-të, Lookman realizoi nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh ekipin e tij.

Festa zgjati pak për vendasit, pasi në minutën e 23-të Osimhen ka barazuar rezultatin pas asistimit të Zielenskit. Skuadra e Spallettit i kishte idetë e qarta dhe në minutën e 35-të erdhi edhe goli i përmbysjes, pasi Elmas shënoi golin e avantazhit.

Pjesa e dytë pothuajse e barabartë, edhe pse Atalanta pati disa raste më shumë për të barazuar. Kështu, me këtë fitore, Napoli vazhdon rrugëtimin e tij drejt Scudettos, edhe pse është ende pothuajse gjysma e rrugës. Të kaltërit nuk njohin humbje dhe kështu regjistrojnë fitoren e radhës, duke shkuar në 35 pikë./ h.ll/albeu.com

Shikoni golat


Shtuar 5.11.2022 19:53