Basha i vendosur: Nuk ka pazar me të keqen, vetëm perspektivë Europiane
Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi në Durrës se Partia Demokratike nuk ka rrugë pazari me të keqen por vetëm për prespektivën europiane të vendit.

Ai akuzoi Kryeministrin Rama se i ka mbyllur dyert e Europës se nuk shkohet pa ndarjen e pushteteve, me një parlament të krimit, por me nje qeveri të njerëzve për njerëzit.

"Dyert e Evropës i ka mbyllur Edi Rama se nuk shkohet pa ndarjen e pushteteve, me një parlament të krimit, por me nje qeveri të njerëzve për njerëzit.

Kjo është beteja jonë për shqiptarët.

Për 6 vite e gjysmë, ne e kemi luftuar këtë betejë në ditë të mira dhe të vështira. E kemi vazhduar këtë beteje kur tregonim ministrat nga i brendshmi në trafikun ndërkokmëbaër të drogës.

Ne e kemi luftuar këtë betejë, por të bindur se pa i çuar para drejtësisë kriminelët dhe politikanët e korruptuar, Shqipëria nuk shkon dot drejt Evropës.

Misioni ynë është mision kombëtar.

Dhe vjen kjo ditë që një Parti e madhe si Partia Demokratike duhet të vendosë nëse do mbajë rrugën e pazarit me të keqen apo duhet të shikojë prespektivë europiane.

Ne e kemi bërë zgjedhjen, Ne jemi në krah të njerëzve, Ne jemi në krah të Shqipërisë si Evropa.

Ne nuk luajmë me portat e vogla të krimit siç luan Edi Rama, sepse ne kemi një mision të jashtëzakonshme, ne jemi bashkimi që hodhem diktaturën e Enver Hoxhës.

Ne jemi në ballë të bashkimit që do ta rrëzojë krimin me çdo sakrificë". /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2019, ora 19:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori