Shantazhonte ish të dashurën me video intime, i riu dhe kushëriri bien në “kurthin” e policisë

Policia e Tiranës ka arrestuar Afrim Kurtin dhe shpallur në kërkim kushëririn e tij Dëfrim Kurti për shantazh. Ata shantazhonin dhe kanosnin një vajzë për t’u dhënë një shumë të konsiderueshme parash.

Dëfrimi ishte i lidhur me një vajzë dhe i kishte marrë asaj aparatin e celularit dhe e kërcënonte se do i publikonte videot intime që ndodheshin në të nëse nuk i jepte paratë. E reja ka dënoncuar rastin duke bashkëpunuar me drejtësinë e për pasojë blutë e kryeqytetit kanë reaguar duke vënë në pranga njërin prej tyre e shpallur në kërkim një tjetër.

Afrim Kurti dhe kushëriri i tij Dëfrim Kurti janë persona të njohur për drejtësinë. Në vitin 2019 akuzohen për vrasjen e 34-vjeçarit Arben Gjeçi vitin e kaluar, ndërsa e akuzonin se kishte krijuar lidhje jashtë martesore me bashkëshorten e Dëfrimit. Gjeçi u godit me sende të forta në kokë ku gjeti edhe vdekjen.

34-vjeçari Arben Gjeçi babai i tre fëmijëve, kishte me motrën e Esat Canit dhe bashkëshorten e Kurtit, 20-vjeçaren Elida Cani. Esat Cani dhe Dëfrim Kurti janë personat që kanë qëlluar mbi Gjeçin, ndërsa ky i fundit u arrestua pas ngjarjes por që brenda një kohe të shkurtër u la i lirë.

Pasi Dëfrimi i ka rrëfyer të vëllait të bashkëshortes dyshimin se ajo e tradhëtonte, dy e kanë ndjekur 20 vjeçaren Elida Cani e kanë gjetur në një kasolle pranë shtëpisë së viktimës, e më pas e kanë goditur me mjete të forta në kokë. 20-vjeçarja Elida Cani ka dhënë dëshmitë e para në polici, pas vrasjes së Arben Gjeçit, në Zall Bastar të Tiranës. Ajo ka thënë se kishte shpesh konflikte me bashkëshortin e saj, por ka mohuar se kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me viktimën.

Sipas saj, ai e kishte ngacmuar disa herë në fshat, madje i kishte prerë edhe rrugën, por ajo nuk i kishte dhënë asnjë lloj afrimiteti.


Shtuar 22.09.2020 08:29