Kalo i drejtohet ‘gjithologëve militantë’: Pusho së foluri kur s’ ke çfarë thua

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, me anw tw një shënimi në facebook, teksa citon një thënie të Albert Ajnshtainit, thotë se “këta gjithologë” flasin në një kohë kur Shqipëria gjendet përballë sfidave të mëdha jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike e politike.

“Demokracia e vërtetë dhe jo demon-kracija “Made in Albania”, është në vetvete një unitet veprimesh në diversitetin e mendimeve, POR vetëm e vetëm kur veprimet e bazuara në këto mendime, ndjekin të gjitha udhën e pa gropëzuar drejt mbrothësimit socio-ekonomiko-politik të SHQIPËRISË, dhe jo atë të theqafjes së saj si deri më sot!!!…Quo vadis Shqipëria ime!”, shkruan mes të tjerash Kalo.

Postimi i plotë:

NJË RIKUJTESË në këto “Kohë Covidiane”, për GJITHOLLOGËT tanë militantë të sëmurë të të gjitha kahjeve politike, kur Shqipëria jonë gjindet përballë sfidave shumë-shumë të mëdha jo vetëm shëndetsore, POR edhe ekonomike e politike: “Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua.” (një thënie nga “i pak dituri” Albert Ajnshtain)….DEMOKRACIJA e vërtetë dhe jo DEMON-KRACIJA “Made in Albania”, është në vetvete një UNITET veprimesh në diversitetin e mendimeve, POR vetëm e vetëm kur veprimet e bazuara në këto mendime, ndjekin të gjitha udhën e pa gropëzuar drejt MBROTHËSIMIT socio-ekonomiko-politik të SHQIPËRISË, dhe jo atë të theqafjes së saj si deri më sot!!!…Quo vadis Shqipëria ime!!!


Shtuar 27.05.2020 12:16