13 të arrestuar, burrat rrahin gratë në Tiranë

Policia ka arrestuar 13 persona gjatë ditës së djeshme në kryeqytet për shkak të veprave të ndryshme penale, ndërsa spikat dhuna në familje.

Siç bëjnë me dije blutë e Tiranës, tre persona u arrestua dje pasi dy prej tyre rrahën bashkëshortet, kurse një tjetër rrahu motrën e tij.

Po ashtu, të arrestuarit e tjerë janë kapur me akuza si vjedhja apo shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor. /albeu.com


Shtuar 21.08.2023 12:48