Basha dibranëve: Nuk jeni pula të Edi Ramës dhe Ymer Lalës, derdhuni në Tiranë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon turin e takimeve me qytetarët në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa sot ka qenë prezent në Dibër.

Në bashkëbisedim me dibranët, lideri i PD-së Basha i ftoi ata të marrin pjesë masivisht në protestën e 16 marsit në kryeqytet pasi sipas tij, padrejtësitë e kruijuara zgjidhen duke larguar sa më parë këtë sistem.

“T’ua kthejmë Dibrën dibranëve dhe Shqipërinë shqiptarëve. Ne do të bëjmë që ambiciet dhe ëndrrat tuaja universitare të mos pengohen për asnjë moment dhe pa asnjë shkas të mos pengoheni për asnjë moment dhe pa asnjë shkas. Unë sot këtë padrejtësi nuk e zgjidhë dot, por të ftoj me 16 mars në Tiranë që ta shembim këtë sistem. Unë një hap e kam bërë. Mandatet i dogjëm”, tha Basha mes tjerash.

“Edi Rama e do Dibrën kotec, të Ymer Lalës dhe ju pula të Edi Ramës. Zgjidhja është: a jeni pula të Ymer Lalës dhe të Edi Ramës?! Nëse jo, derdhuni në Tiranë që ta heqim qeverinë e krimit!” shtoi m e pas ai.
Shtuar më 13/03/2019, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori