Kreu i Partisë Demokratike Lulzim
Basha, ërmes një deklarate në Facebook, ka dënuar ashpër sulmin ndaj analisiti
Fatos Lubonja.
Basha shprehet se kjo dhunë fizike vjen në klimën e dhunës psikologjike, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve të Edi Ramës
kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij.
Ndërkohë
autori i ngjarjes, i cili goditi me gur makinën e analistit
Fatos Lubonja, është identifikuar dhe arrestuar.
Mësohet se efektivët e komisariatit nr.2 në Tiranë e kanë ndaluar tek Komuna e Parisit, ndërsa
autori mbante në dorë një thikë.
Autori Arben Haçkaj, i cili dyshohet se është me probleme mendore.
Postimi i Bashës
Dënoj me ashpërsi dhunën e drejtuar
kundër intelektualit publik
Fatos Lubonja. Kjo dhunë fizike vjen në klimën e dhunës psikologjike, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve të Edi Ramës
kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij. Është detyra jonë të mbrojmë dhe mbështesim zërat e lirë si
Fatos Lubonja ndaj ju ftoj të gjithë të solidarizohemi me të dhe çdo media dhe zë kritik.
Shtuar më 07/07/2019,
ora 14:38