Basha: Bizneset që punësojnë njerëz, do kenë ulje taksash
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme konsultimet me qytetarët për projektbuxhetin e vitit 2012. Këtë radhë i vendosur në njësinë 2 kreu i bashkisë ka ripërsëritur se buxheti i vitit të ardhshëm do të ishte tranparent dhe do të ishte i trefishuar nga ai i vitit 2011.

Basha nënvizoi se bizneset, të cilët do të punësojne mbi 50 persona do të lirohen nga taksat bashkiake, ndërkohë kush punëson mbi 75 vetë do të përfitojë ulje taksash në rreth 30%.


Gjatë këtyre ditëve konsultimesh Bash ka deklaruar se buxheti prej 70 milionë dollarësh do të shkonte për tre shtylla kryesore; punësim, cilësi të jetës dhe infrastrukturë. Nderkohe pritet që mbledhja e këshillit bashkiak do të jetë më 28 dhjetor, dhe deri në këtë kohë, kreu i bashkisë do të vazhdojë konsultimet me qytetarët për problematikat dhe ndërhyjet që duhen bërë në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2011, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori