Basha bën lëvizjen e radhës, thërret në takim aleatët
Kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur sot në takim aleatët politikë, një ditë pas dështimit për të arritur konsensues për reformën zgjedhore në tryezën e Këshillit Politik mbrëmjen e 31 majit.

Mbledhja do të mbahet në orën 14:00 në selinë blu.

Këshilli politik i Reformës Zgjedhore, me përfaqësues nga të gjitha palët politike, dështoi që të përfundonte brenda afatit, të cilin vetë e kishin caktuar, draftin konsensual të Reformës Zgjedhore.

Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor ishin tri pikat e nxehta, ku palët nuk arrinin që të gjenin një formulë të mirëpranuar nga të gjithë.
Shtuar më 01/06/2020, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori