Basha bën deklaratën e fortë: Sapo u prish marrëveshja e 5 Qershorit
lii
Pasi kryeministri Edi Rama ka pranuar lista të hapura, Lulzim Basha e ka konsideruar të prishur marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, e cila u arrit me konsensusin e ndërkombëtarëve.

“Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 Qershorit, që ndodhi me ndërmjetësimin e SHBA-ve, BE-së dhe Britanisë së Madhe”, u shpreh Basha në një dalje për mediat.

Basha tha se me veprimin e sotëm, ku Rama po ndryshon Kushtetutën pa konsensus të gjerë politik, ishte një veprim përtej çdo imagjinate, duke ia kaluar madje dhe Ramiz Alisë.

“Njeriu më i tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme. Tmerri dhe ankthi i Ramës për humbjen e pushtetit ka kohë që manifestohet me gjuhën dhe veprimet e tij, por sot ka arritur një majë papërgjegjshmërie që nuk e ka pasur as Ramiz Alia në ditët e fundit.”, deklaroi Basha.

Basha theksoi se Rama nuk ka frikën e listave të hapura, por koalicionet që sipas kreut të PD-së do të sjellin fundin politik të PS-së.
Shtuar më 10/07/2020, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori