Basha: Banditët e Ramës kanë fshehur krimet
Kryetari i opozitës Lulzim Basha foli pas plotësimit të formularëve të dekriminalizimit nga ana e zyrtarëve të lartë.

Basha shkruan se ka banditë të Ramës që fshehin krimet por se ato do të hetohen.

Ai shkruan se ka zyrtarë të emëruar nga Rama që nuk kanë treguar të vërtetën duke u zotuar se do ti zbulojë.

Kreu opozitar shkroi sidomos për emra si Mark Frroku, Arben Ndoka, Armando Prenga, Artur Bushi, Elvis Rroshi dhe Artur Bardhi.

Statusi i Bashës

Edvini deri ne 2002, apo Edi prej atij viti e ketej, duhej te kerkonte falje publikisht sot qe doli ne syte e shqiptareve se si ai ka zgjedhur me doren e tij deputete e kryetare bashkie, qe megjithese kane nderruar disa emra, ne secilin prej tyre kane nje krim.

Nese nuk e ka kete minimum integriteti, te pakten sot te fshihej, te mbyllte gojen. Por joooo, del e kakaris maje stives se te zgjedhurve te inkriminuar, me te besuarve qe ka. Dhe sfidon, a jane 19. Nese jane fjala vjen 18, ai del i paster. Po Frrokun vrases, e quan?

Po Ndoken tutor e rrembyes, e quan? Hoqi nga lista dy gra per ta bere deputet. Po Mondin e gjakderdhjes ne dere te komisariatit, kush e beri deputet? Apo e njeh per Armando. Te mos shkojme tek Bushi e Roshi qe nuk u dilte formulari per te treguar sa here jane ndaluar nga policite europiane per krime e droge. Apo Tur Bardhi qe edhe pse ka deklaruar plot 4 emra ka lene edhe 2 emra pa deklaruar e ndaj e pret ndjekja penale dhe largimi njesoj.

Ka shume prej banditeve te Rames qe kane fshehur te dhenat. Ne, bashke me qytetaret do ti gjejme. Do ta pastrojme politiken nga kriminelet.

Po me te vertete ky eshte fillimi. Fillimi i fundit per Perandorine e Krimit qe ngriti ne pushtet me doren e tij Edi(vini). /Albeu.com/
Shtuar më 20/05/2016, ora 19:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori