Aksident në aksin Cërrik-Gramsh, plagosen 4 persona

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik -Gramsh, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Cekin ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.


Shtuar 4.08.2023 15:51