Banorja e Bregut të Lumit e shtruar në spital: Policia ka hedhur gaz në kohën që na ka marrë në polici (VIDEO)
Situata në Bregun e Lumit mori përmasa ekstreme teksa banorët u munduan ti bëjnë rezistencë policisë për të mbrojtur banesat e tyre.

Një nga banoret është shtruar në Spitalin Ushtarak pas problemeve nga gazi lotsjellës i hedhur nga Policia.

Flora Mandri është takuar nga afër prej ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu, të cilit i ka treguar se policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

"Na kanë hedhur gaz në kohën që na kanë marrë neve në polici lart. Atëherë e kanë hedhur gazin. Unë kam dhimbje të madhe për Zotin",- dëgjohet të thotë ajo në një video të shpërndarë nga Partia Demokratike. /albeu.com/


Shtuar më 09/04/2019, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori