Banka e Shqipërisë nxjerr në qarkullim 10-lekëshin e ri
Banka e Shqipërisë pritet të hedhë në qarkullim nga data 25 qershor 2019, monedhën e re metalike shqiptare me vlerë nominale 10 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2018.

Ky proces është miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit në fuqi. Sipas njoftimit nga Banka e Shqipërisë, monedha e re metalike ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 10 Lekë, emetim i vitit 2013. Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhën e re do të jetë “2018”, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “LEK˔, dhe “SHQIPËRIS˔.

Nisur nga 25 qershori 2019, 10 lekëshi i ri do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.
Shtuar më 11/06/2019, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori