Banderola për Çamërinë/ Ministria e Jashtme Greke: Shqipëria të dënojë incidentin!
Lidhur me banderolën për Çamërinë që u hap në stadium në ndeshjen Shqipëri-Zvicër, një reagim ka ardhur dje në mbrëmje nga Ministria e Jashtme e Greqisë.

Sipas diplomacisë greke, deri tani vetëm Shqipëria nuk e ka dënuar incidentin, teksa thekson se do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme që Tirana zyrtare të dënojë këtë incident.

Dikasteri i drejtuar nga Nikos Kotzias thotë se është përgatitur për të ndërmarrë iniciativa ndëshkuese ndaj Shqipërisë, për të kuptuar se është e nevojshme që Tirana të dënojë ngjarjen provokuese në stadium.

“Deri tani, Shqipëria nuk e ka ndërmarrë një veprim të tillë, por do të ndërmerren hapat e nevojshëm në mënyrë që të kuptohet”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. /albeu.com/


Shtuar më 14/06/2016, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori