Studim, ekspertët ngrenë alarmin: Fëmijët nga mosha 9 vjeç janë të ekspozuar ndaj pornografisë

Numri i fëmjëve që ekspozohen ndaj pornografisë po rritet gjithnjë e më shumë. Sipas një studimi të rezlizuar së fundmi në Angli rezuilton se fëmijët kanë një prirje ndaj ekspozimit ndaj pornografisë në faqe të ndryshme në internet.

Në studim u përfshinë individë nga mosha 16-21 vjeç.

Ata thanë se kanë parë video me përmbajtje pornografike rreth moshës 9- vjeçare, pra kur ishin ende në moshën e fëmijërisë, shkruan BBC.

Një e katërta e 16-21-vjeçarëve panë për herë të parë pornografi në internet ndërsa ishin ende në shkollën fillore. Deri në moshën 13-vjeçare, 50% ishin ekspozuar ndaj pornografisë.

Komisionerja Dame Rachel de Souza tha se ishte “thellësisht shqetësuese”. Në një anketë përfaqësuese kombëtare me më shumë se 1000 persona, nga mosha 16-21-vjeçarë, 38% kishin gjetur rastësisht përmbajtje pornografike në internet.

Nga 18-21-vjeçarët, 79% kishin parë pornografi që përfshinte dhunë seksuale si fëmijë. Pothuajse gjysma e të rinjve thonë se vajzat presin që seksi të përfshijë agresion fizik, siç është kufizimi i rrugëve të frymëmarrjes, thuhet në raport.

Twitter është burimi kryesor i pornografisë për të rinjtë, sugjeron studimi, me 41% që thonë se kishin akses atje. Faqet e dedikuara pornografike erdhën më pas, të ndjekura nga afër nga Instagram, Snapchat dhe motorët e kërkimit./albeu.com/