Policia italiane ka vënë në
pranga katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë
italiane pasi dyshohen se janë autorë të rreth 100 vjedhjeve.
Sipas "Ansa"
banda e shqiptarëve vepronte në krahinat e Riminit, Ankonës, Pesaro-Urbino Modena.
Operacioni i policisë nisi pak ditë më parë, duke marrë kështu shkak edhe nga numri i vjedhjeve kohët e fundit, veçanërisht në zonën e Valkonës.
Më 30 dhjetor në Saludecio, gjatë një tentative vjedhje, pronari i banesës arriti të mbante mënd targën e automjetit të autorëve. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se makina ishte vjedhur në Rimini dhe pastaj këqyrjes së kamerave mjeti tip ‘Mazda’, u gjurmua në Fano. Kaq mjaftoi që
policia të binte në gjurmë të hajdutëve, dhe më pas i vuri ata në
pranga. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plot të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018,
ora 17:32