Bamir Topi flet për "sekretet" e pathëna dhe marrëdhënien me ish-kryeministrin
I ftuar në programin ‘Natë me Xhaxhiu’, ish-presidenti Bamir Topi ka folur mbi librin e ri të tij “Kur arsyeja errësohet nga pusheti”, të tij “Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, të publikuar pak kohë më parë.

Ai është shprehur se lidhur me librin nuk ka asnjë peng dhe se nuk është nuk është penduar për çfarë ka shkruar brenda librit. Ndërkohë që ka folur dhe për gjithë detajet e tjera, duke e cilësuar librin si shumë cilësor dhe përpos gjithë fjalëve të thëna, kurrësesi nuk do të cënonte vlerat e tij.

“Jo absolutisht nuk kam asnjë peng nga libri im sepse e kam bërë këtë pyetje disa herë vetes. Në kafet tona thuhet shumë më tepër. Megjithse unë kam qënë shumë i kuzuar në çfarë kam thënë. Unë jam rritur në një klimë të mirë i rrethuar me institucione kulture, komshinj shumë të mirë dhe edukatë familjare. Ky është një libër aq cilësor sa ta rrëzosh sa të duash, ai prapë në këmbë do të qëndrojë. Kush më shumë se unë do ti pristine xhelozitë dhe intrigat?!

Në këtë marrëdhënie me Berishën unë gjithmonë kam ndjerë një llojë kompleksiviteti dhe inferioriteti kundrejtë të tjerëve dhe për këtë gjë nuk është faji jonë. Unë e kam besuar Sali Berishën në momentin e fundit të zgjedhjes së kryeministrit, sepse rikthehej qeveria. Njohja me Berishën nuk ka qënë moment i i cili më futi në politikë. Unë kisha një karrier të suksesshme profesionale, nuk ka lidhje njohja me Berishën.

Unë shkova se kam dashur këtë gjë jo se më ka dërguar njeri me zor. Unë kamë shkuar duke vlerësuar fatin e ish-kryeministrit. Në marrëdhëniet tona kishte shumë kujdes dhe kjo ka bërë të mundur që të përballojmë autoritarizmit, arrogancës etj”, tha ndër të tjera Bamir Topi.

Bamir Topi: Si e gjeta Berishën të strukur dhe të përlotur në 1997

Në librin e tij, Bamir Topi rrëfen ngjarje politike dhe situata të padëgjuara më parë. Ndër të tjerë. Në librin e tij Topi ka treguar edhe gjendjen në të cilën e gjeti Sali Berishën, pasi ishte rrëzuar si President dhe bisedën që zhvilloi në korrik të 1997.

“Në këto zgjedhje korri një tore të thellë koalicioni i majtë, duke marrë drejtimin si kryeministër Fatos Nano pas daljes nga burgu, duke propozuar qysh në krye të herë z. Rexhep Mejdani për President të Shqipërisë. Zgjedhja e tij u shoqërua me shkrepje në masë të armëve, që sillnin jehonën e gëzimit të largimit të Sali Berishës nga Presidenca.

Berisha erdhi menjëherë të nesërmen drejt selisë së PD-së, pas deklarimit të dorëheqjes së Tritan Shehut. Në mbrëmjen e 24 korrikut 1997, rreth orës 22:22 po kthehesha me familjen në shtëpi dhe po përshkoja rrugën ‘Toptani’ pranë selisë së PD. Në një çast u them që po futem të takoj Berishën, ndërkohë që ai vazhdonte të qëndronte në zyrë. Nga dera e jashtme e ndërtesës, gjatë shkallëve dhe korridorit që të çonte në zyrën e vjetër të kryetarit të PD-së nuk ndesha këmbë njeriu.

Gjithçka bosh aq sa mendova se kurrkush nuk ishte brenda. Duke iu afruar derës së sekretares, del dikush dhe pasi më pa më përshëndeti dhe më bëri shenjë që Berisha ishte aty. Hapa derën dhe pash një njeri tjetër nga ç’isha mësuar të njihja. I strukur në kolltuk, i demoralizuar dhe ndoshta i hutuar për sa kish ndodhur atë ditë. Paradite ai ishte larguar nga Presidenca dhe pas dorëheqjes së ‘vullnetshme’ të Tritanit, Berisha ishte kthyer kryetar i PD. U përshëndetëm dhe pasi më ftoi të ulesha i thash se do të rrija vetëm

Unë di t’ju them që tek unë llogarit një mik, – dhe për t’i treguar gatishmërinë time vazhdova: Telefoni im është i hapur 24 orë, fatmirësisht shtëpia ima nuk është më larg se 300 m nga selia. Në çdo situatë unë do të jem këtu’. Pas këtyre fjalëve i thash që po largohesha dhe se do të shiheshim. U përshëndet gati i përlotur. Ishte në një gjendje morale të rënduar”.
Shtuar më 20/07/2019, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori