Të shtëna me armë në Shijak, plagoset 28 vjeçari

Mbrëmjen e sotme në Shijak ka patur të shtëna me armë zjarri.

Një 28 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune pranë zonës së stadumit.

28 vjeçari me iniciale H.I. është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje dhe me identitetin e autorit.


Shtuar 30.05.2020 19:54