Balla i drejtohet Metës si Rama: Rri i qetë!
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratës së Metës se do të vetësakrifikohej për të mirën e vendit.

Njësoj si Rama, ai i ka bërë thirrje Metës të qetësohet pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe deklaratën e presidentit e quajti thjesht si “ëndërr të keqe”.

“Sipas fjalës së kryeministrit, Edi Rama, i cili ishte sot vetëm 50 metra në vijë ajrore nga presidenca dhe besoj se edhe presidenti është qetësuar, sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s .

Dhe besoj se është qetësuar për ëndrrat e këqija që kish parë para pak ditësh”, tha mes tjerash Balla. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori