Balla deklaratë urgjente
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka njoftuar mbajtjen e një konference urgjente për shtyp.

"Ju bej me dije se ne oren 9.30 te Kryesia e Kuvendit (salla e konferencave per shtyp) z. Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar te PS do kete nje konference urgjente per shtyp”- thuhet ne njoftimin e derguar per mediat.

Nuk ka ende të dhëna se për cfarë do të jetë kjo konference urgjente e Balles, nderkohe qe vetem nje dite me pare njoftoi se Kuvendi do te miratoje sot paketen ligjore per luften kunder pastrimit te parave.

“Nesër Kuvendi miraton Paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave&financimit të terrorizmit. Përfshirja #PD #LulezimBasha në skemë tranzaksionesh të paligjshme përmes kompanive guackë& oligarkësh rusë është një skandal i rëndë,që kërkon legjislacion të fortë”- shkruante Balla dje në “Twitter”.

Nderkohe qe kujtojme se Kuvebdi votoi me 100 vota pro rezoluten kunder dekretit te Metes per anulimin e 30 qershorit e bashke me te edhe format qe i hapin rruge nisjen se procedurave per shkarkimin e Presidentit Meta.

Shtuar më 17/06/2019, ora 08:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori