Balili para gjykatës së Krimeve të Rënda, 4 akuzat që rëndojnë mbi të
Ditën e sotme do të zhvillohet seanca për masën e vërifikimit të sigurisë për Klement Balilin, i cili u dorëzua në polici dy ditë më parë.

Një ditë më parë u hodh shorti, ku Miljana Muça është zgjidhur gjyqtarja paraparake për Klement Balilin.

“Në bazë të neneve 331 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, bashkëngjitur ju dërgojmë për kompetencë kërkesën për dërgimin për gjykim të procedimit penal numër 44 të vitit 2016, në ngarkim të personit nën hetim, Klement Balili, i akuzuar për kryerjen e veprave penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal’, ‘Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/ 2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal”, shkruhet në kërkesën për gjykim të Prokurorisë për Krime të Rënda.

Sipas kërkesës, mësohet se dosja hetimore përbëhet nga 30 volume dhe bashkëlidhur fashikullit janë edhe provat materiale.

AKUZAT

1. “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
2. “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”.
3. “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
4. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Shtuar më 17/01/2019, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori