Plas sherri mes Einxhel dhe Donaldit, kujt i del në mbrojtje Dagz (VIDEO)

Punët e shtëpisë kanë qenë jo pak herë “mollë sherri” mes banorëve në “Big Brother VIP”. Këtë herë, për këtë shkak, Einxhel dhe Donaldi kanë patur një debat me tone të ashpra.

Gjithçka nisi kur “Vëllai i Madh’’ dënoi banorët të lajnë me dorë të gjitha rrobat që ndodhen në lavanderi, gjithashtu të pastrojnë kuzhinën pas çdo vakti dhe verandën para së të shtrihen për të fjetur.

Menjëherë pas leximit të zarfit, ka nisur debati mes tyre dhe nuk është hera e parë që përplasen sa i përket pastrimit të shtëpisë.

Në një moment Einxhel i përmend edhe veshëmbathjet Donaldit ku sipas saj i gjen kudo të përhapura në lavanderi.

Nga ana tjetër Donaldi i tha Einxhel se si femër që është duhet të bëjë në minimum gjërat që flet e jo vetëm të bëjë llafe. Kjo nuk i pëlqeu aspak moderatores e cila tha: “Unë higjenën time e mbaj, nuk kam ardhur të të shërbej ty”.

Teksa ajo u ngrit nga dhoma e ndenjies për tu larguar, Donaldi e quajti “Ëngjëll”, por e revoltuar ajo kërkoi mos ta thërriste ashtu. “Mos më thirr ashtu, shakanë time e të Monikës nuk ke të drejtë ta përmendësh”, i tha ajo aktorit.

Sakaq, teksa ata debatonin me njëri-tjetrin edhe Dagz u përfshi mes tyre duke i dhënë të drejtë partneres së tij. Madje në një moment Dagz thotë se “Donaldi nuk ka drejtë kërkujt mi thonë kurgjo”.


Shtuar 18.01.2022 13:38