Babë e bir bëjnë për spital 24-vjeçarin në Tiranë
Forcat e policisë së komisariatit numër bënë të mundur arrestimin në flagrancë i shtetasitG. H., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa u procedua në gjëndje të lirë, djali i tij i mitur, shtetasi K. H., 17 vjeç.

Këta dy shtetas (at dhe bir) pas një debati për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin G. P., 24 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim".
Shtuar më 15/10/2019, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori