Babai vret me "shot gun" të birin 4 vjeç dhe pastaj qëllon ndaj vetes (FOTO LAJM)

Një ngjarje të rendë ka ndodhur në Halandri të Greqisë këtë fundjavë ku babai ka vrarë me shot gun fëmijën e tij katër vjeçar dhe më pas ka qëlluar ndaj vetes duke bërë kështu që numri i të vdekurve të shkojë në dy.

Mediat greke raportojnë se babai 27 vjeçar kishte marrë një armë duke iu drejtuar shtëpisë së të dashurës së tij duke e vrarë me qëllim të birin e mitur dhe më pas është larguar disa metra prej aty duke qëlluar më pas edhe veten.

Në momentin kur nëna e fëmijës, një vajzë 21vjeçare është afruar tek banesa, ajo është përballur me trupin e vdekur të të birit, lodrat e të cilit ishin shpërndarë jashtë në oborrin e banesës.

Autoritetet po hetojnë për shkaqet e këtij krimi të tmerrshëm duke thënë paraprakisht se babai kishte një të shkuar problematike, pasi ishte rritur jetim. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2019, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori