Dhëndri u ekzekutoi vajzën dhe djalin, flet i ati: Gruaja i gjeti jashtë shtrirë të dy
Vrasja e dyfishtë që ndodhi në Kodër Rrëshen më 25 shkurt, ku një 46-vjeçar vrau me armë ish-gruan dhe vëllain e saj është bërë sot pjesë e emisionit “Me zëmër të hapur” në ‘News24’.

Fran Filopati, babai i viktimave, Esmeraldës dhe Vledisonit, pohoi se mbesat e tij (vajzat e Esmeraldës) panë skenën e rëndë, dy trupat e pajetë në oborrin e banesës së tyre.

“Kam qenë duke parë televizor. Po shihja lajmet tek News24. Vetëm kur kam dëgjuar makinën që u mbyll. Dola jashtë, pasi dëgjova zhurmën. Mendova se ishin fishekzjarrë. Dhe gruaja jashtë që i gjetur të shtirë të dy. Mbesat ishin brenda, por dolën dhe ato jashtë dhe nisën të qanin kur panë skenën. Më kanë ardhur nga bashkia, kanë pirë kafe dhe kanë ikur. Askush nuk i ka rënë ndërmend të ndihmojë. Brenda këtij viti ka pasur dy urdhra mbrojtje. Nuk ishim ndjerë të kërcënuar. Ajo ka qenë vetëm me një përkrahje, 50 mijë lekë ne muaj. Vajza dhe djali kishin qene në Rrëshen. Vajza nuk punonte se ne i kishim thënë që të kujdesej për vajzat”, pohoi babai i viktimave.
Shtuar më 02/03/2020, ora 13:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori