Babai i Zogut të Tiranës: Jeton në një dhomë e ka 200 mijë lekë të vjetra në bankë
Babai i Hermes Nikajt, njohur ndryshe si "Zogu i Tiranës" mohon se djali i tij ka shfrytëzuar vajza për prostitucion dhe ngre akuza se i është bërë një padrejtësi.

Ai deklaron se në momentin që djali i tij është kapur në një dhomë në autostradë bashkë me tre persona të tjerë, kanë qenë duke ndenjur normalisht dhe jo lakuriq.

E ndërsa akuzon oficerët e policisë gjyqësore, prokurorët dhe gjyqtarët, ai thekson se djali i tij nuk ka asnjë makinë ‘Range Rover’ as apartament dhe as ambient në privatësi pas 9-Katsheve, por një dhomë të vogël atje (autostradë) dhe 200 mijë lekë të vjetra në bankë.

“Unë komunikoj cdo ditë me atë përmes telefonit të shtëpisë. Është një gjendje të mirë, ‘jam mirë’ më thotë, por është i stresuar, pasi është vetëm në një dhomë i mbyllur tek, pa asnjëri. Si mund të rrijë një njeri, edhe kafsha nuk rri dot vetëm‘ tha ai.
Shtuar më 02/01/2020, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori