Babai i Stresit tregon arsyen e fortë të arrestimit të djalit
Pëlqej
Dy prindërit e Arkimed Lushajt, i njohur si Stresi, të ftuar në News 24 kanë rrëfyer se djali i tyre është i pafajshëm dhe se të gjitha janë sajesa.

Sali Lushaj tha se arrestimi është bërë për hakmarrje, pasi ai bëri një denoncim ndaj deputetit të PS-së Taulant Balla.

Ata ndër të tjera kanë treguar se si e kanë marrë vesh lajmin për arrestimin e të birit.

“E mësuam arrestimin e Stresit nëpërmjet avokatit," u shpreh i ati.

Ndërsa e ëma e Stresit, u shpreh, “Avokati ishte aty për një klient të tij dhe sheh rastësisht një arrestim të bujshëm. Stresi i ka thënë të na njoftojë ne."

Sali Lushaj: Përmes avokatit, ai ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë, janë të sajuara të gjitha. Unë garantoj me jetën time, se djali im nuk është pjesë e asnjë grupi kriminal. Po ka tre ditë pse nuk ka asnjë të arrestuar, pse ai është vetëm. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2018, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori