Babai i Patriotit: Ta kish dhënë jetën për atdhe asnjë pikë loti s'do e kisha derdh
Pëlqej
Babai i Patriotit, djaloshit nga Gjilani të vrarë në Irak ka kërkuar përgjegjësi nga shteti, se përse i është vrarë djali i tij.

Ai tha se shteti duhet të gjejë sesi djali i tij ka mundur të udhëtojë për në Turqi e prej andej për në vendet e LindjesMesme dhe se kush ia ka mundësuar këtë udhëtim.

Ramadan Matoshi ka akuzuar imamin e një xhamie në Gjilan se e ka mësuar të shkojë në luftërat e LindjesMesme.

Sipas babait të Patriot Matoshit, ai ka qenë një besimtar i pastër i fesë, por se u gënjye dhe përfundoi në këtë mënyrë, raporton Kohanet.

Ramadan Matoshi në fund ka shtuar se nuk do të kishte derdhur asnjë pikë loti nëse Patrioti do ta kishte dhënë jetën për atdhe. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori